Arrestohet një serb në Jarinjë

Sot në pikën kufitare në Jarinjë është ndaluar një person, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur një armë e sasi municioni, kështu bëri të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

“Ka ndodhur arrestim në Jarinjë, po ashtu policia ka kryer bastisje në pronën e tij dhe është gjetur një armë dhe sasi municioni. Është në proces. Besoj se i dyshuari do të shkojë në paraburgim për 48 orë. Do të shihet historia e tij e mundshme me sulmin e 24 shtatorit”, ka thënë Hoxha në konferencë për media.

Back to top button