Arrestohet pasi hyn për të votuar me një çantë me fletëvotime

Policia në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar

Zyrtari policor Xhevat Ibraj, ka bërë të ditur se kanë arrestuar një person në shkollën fillore “Asdreni” në Pejë, për shkak se i njëjti ka hyrë për të votuar duke pasur me vete një çantë me fletëvotime.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj. Ky i fundit tha se personi në fjalë është arrestuar dhe me pas është ndaluar me urdhër të prokurorit.

Back to top button