Një qendër e votimit në Prizren nuk është hapur fare?!

Numri i votuesve në Prizren po rritet

Në Prizren përveç dy parregullsive që është raportuar më heret, raportohet edhe për parregullsi të tjera. Siç raporton gazetari i RTV21  nga Prizreni thuhet se ka pranuar një informacion jo zyrtar se një qendër në fshatin Srecka i cili është i banuar me serbë nuk është hapur fare për votim, mirëpo RTV21  pritet ta konfirmojë këtë në vazhdim. Gjithashtu, raportohet se është votuar me një laps i cili kishte mbishkrimin e një partie politike, raporton rtv21.tv.

Menaxheri i në shkollën “Gjon Buzuku” Prizren tha se në mëngjes ka pasë më pak votues ndërsa tani është rritur dhe deri më tani kanë dalë në votime rreth 23 % e qytetarëve ./21Media

Back to top button