Arsenali vazhdon me fitore

Arsenali ka regjistruar një tjetër fitore bindëse, që është edhe fitorja e shtatë rresht në Premierligë nga po aq ndeshje të zhvilluara këtë vit.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta triumfoi me shumë lehtësi sonte në udhëtim ndaj Sheffield United, në kuadër të javës së 27-të, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bramall Lane” përfundoi me rezultatin 0:6.

Arsenali pas kësaj fitore ka 61 pikë dhe vazhdon të jetë i treti në tabelë, me një pikë më pak se Manchester City dhe dy më pak se lideri, Liverpooli.

Back to top button