Asambleja i thotë po Kosovës, reagon Kurti: Besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses

Asambleja Parlamentare ka votuar pro antarësimit të Kosovës në Këshillin e Sigurimit, për këtë ka reaguar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti u shpreh se faza e radhës dhe e fundit që e pret Kosovën është ministerali në muajin maj.

“Asambleja Parlamentare i thotë PO Kosovës. Jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj. Meqenëse që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë. Nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. E me Kosovën aty, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë, ku sundon ligji e respektohen të drejtat e njeriut. Faleminderit të gjithëve. Urime të gjithëve!”, ka shkruar Kurti në “Facebook”./21Media

Back to top button