Gërvalla: Sot është ditë gëzimi, Serbia e mori përgjigjen

“Kjo është fitore e Evropës, shteteve demokratike që sot konfirmuan që Kosova është pjesë e tyre”, tha Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla pas votimit pro tër raportit të Dora Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Ajo tha se sot është “ditë gëzimi” dhe uroi të gjithë qytetarët për këtë sukses.

“Emocioni i vetëm që kam është gëzimi dhe falënderimi për ata që kanë luftuar shumë edhe në këtë seancë për të arritur votat e nevojshme për rekomandimin…Shpresojmë që pas këtij hapi të rëndësishëm në maj të mund ta kurorëzojmë Kosovën me pranin në KiE”, u shpreh Gërvalla para mediave.

Back to top button