Autoportreti “Diego dhe unë” del në shitje për çmim rekord

Një autoportret i piktores meksikane Frida Kahlo, i cili portretizon bashkëshortin e saj, Diego Rivera në mes të ballit të artistes, pritet të thyejë rekord në ankand, duke u bërë vepra më e çmuar e artit në Amerikën Latine që del në shitje.
“Vepra mishëroi interpretimin e detajuar, ikonografinë komplekse dhe rrëfimet thellësisht personale që janë shenja dalluese të pikturës së saj të pjekur”, tha drejtoresha e artit të Amerikës Latine në “Sotheby’s”, Anna di Stasi
Shtëpia e Ankandeve “Sotheby’s”, tha se piktura e vitit 1949 e  titulluar “Diego dhe unë” del në shitje me çmim prej 30 milionë dollarë.
Nëse arrin diku afër këtij vlerësimi, do të thyejë rekordin e ankandit të artistëve të Amerikës Latine, të mbajtur aktualisht nga një pikturë e Riveras./21Media

 

Back to top button