Avioni bën zbritje emergjente në mes të autostradës
Një aeroplan i vogël ka bërë një ulje emergjente në autostradën në veri të San Diegos, duke lënë të lënduar disa njerëz dhe i njëjti ka shkaktuar trafik.
Avioni me një motor Piper PA-32 u ul rreth orës 12:15 pasdite, duke bërë që disa automjete të urgjencës të nxitojnë në vendin e ngjarjes.
Ende është e paqartë pse piloti bëri atë zbritje në autostradë, gjithësesi rasti është duke u hetuar.
SkyRanger i NBC 7 kapi imazhe ajrore në vendngjarje, të cilat treguan se avionit i mungonte gjysma e krahut të tij të djathtë.
Krahu dukej se ishte rreth 500 metra larg avionit.
Një pjesë e avionit gjithashtu dukej ishte futur në pjesën e pasme të një makine.
“Na goditi dhe pastaj u rrotullua, pas kësaj krahu u mbërthye në makinën tjetër”, tha Sarah Tribett, makina e së cilës u godit nga avioni./OraNews.tv