Bajrami-Kurtit: Kërkoju falje punëtorëve të krahut që i quajte analfabetë

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka kërkuar Kryeministrit Albin Kurti që t’u kërkojë falje punëtorëve të krahut.
Kurti në konferencën e tij për media u deklarua se “kur ti nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani”.
Bajrami ka thënë se këta punëtorë krahu sjellin qindra miliona euro për Kosovën dhe se ata janë larguar nga Kosova për arsye tjera e jo pse janë analfabetë.
Kryeministër, kërkoju falje punëtorëve të krahut që i quajte analfabetë. Kryeministri i quajti analfabetë punëtorët e krahut që punojnë jashtë Kosovës. z. Kurti tha se shkaku se po dalin analfabetë nga shkolla po shkojnë punëtorë krahu në Gjermani. Këta punëtorë të krahut e kanë mbajtur Kosovën. Ata nuk janë analfabetë. Janë larguar në vendet e BE e deri në Amerikë jo pse janë analfabetë. Janë plot arsye tjera pse janë larguar dhe po largohen edhe sot nga atdheu.Ka shembuj gjithandej të punëtorëve të krahut të zotë që sot kanë krijuar biznese të suksesshme në gjithë botën. Këta punëtorë krahu sjellin qindra miliona euro për Kosovën përmes remitencave! Prandaj, Kryeministër kërko falje!”, shkroi Bajrami./21Media

|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button