Prokuroria Themelore e Prishtinës i reagon Haxhiut pas deklaratave për dorëheqjet

Prokuroria Themelore në Prishtinë reagon lidhur me deklaratën e Ministres së Drejtësisë, e cila ka kërkuar shkarkime dhe dorëheqje të personave brenda këtij institucioni të cilët nuk vepruan në kohë dhe sipas përgjegjësisë në rastin e 11 vjeçares.
Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë siguron trajtimi i rastit të 11 vjeçares nga ana e Prokurorit të Shtetit është bërë konform të gjitha dispozitave ligjore të cilat janë ndërmarrë në kohë dhe në mënyrë profesionale, në koordinim me institucionet e tjera relevante.
“andaj, për ne janë të pabaza dhe të papranueshme deklarata të tilla publike. Në vazhdën e kërkesave të kësaj prokurorie drejtuar organeve ekzekutive ka qenëkërkesë esenciale angazhimi i një psikologu pranë kësaj prokurorie, në trajtimin e çështjeve penale, sidomos atyre për të mitur, e cila kërkesë nuk është aprovuar asnjëherë me arsyetimin se nuk ka mjete buxhetore për ta mbuluar të njëjtën kërkesë, derisa e theksojmë se Prokurori i Shtetit ka vazhduar të trajtojë raste të tilla penale dhe do të mbetet i përkushtuar për përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë rast dhe të gjitha rastet e tjera të cilat i ka në trajtim”, .”, thuhet në reagimin e prokurisë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë, Haxhiu ka pyetur se pse nuk është vepruar më herët, kur në qershor e mitura është raportuar e zhdukur./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button