Baldwin i rikthehet punës për filmin e ri!

Alec Baldwin po ndjehet çuditshëm pasi është rikthyer në punë për filmin e ri, i cili është i pari që nga incidenti i rëndë i cili tronditi të gjithë, vdekja e kinematografes, Halyna Hutchins.
63 vjeçari mendohet se është duke filmuar thrillerin “97 Minutes” afër Alton në Hampshire.
Filmi është me regji të Timo Vuorensolas dhe ka për subjekt një avion të rrëmbyer që do të bjerë nga qielli në 97 minuta kur karburanti i tij mbaron.
“Është e çuditshme të kthehem në punë. Nuk kam punuar që nga 21 tetori i vitit të kaluar kur ndodhi kjo gjë e tmerrshme në xhirimet e filmit. Ne patëm aksidentin dhe vdekjen e kinematografes sonë Halyna Hutchins, madje e kam ende të vështirë ta them këtë”, ka thënë Baldëin.
Baldwin, pati thënë se nuk ishte në dijeni që arma të cilëne e mbante ishte e mbushur me fishekë.
Ai gjithashtu, pati deklaruar se mund t’i japë fund karrierës së tij pas ngjarjes tragjike të tetorit, ku ka lënë të vdekur kineasten Halyna Hutchins, gjatë setit të xhirimeve për filmin e tij “Rust”./21Media

Back to top button