“BallkanFest”, mbi 200 interpretues nga shoqëritë kulturore dhe artistike performuan për publikun

Në qytetin e Prizrenit u mbajt festivali multietnik i këngëve tradicionale, folklorit dhe valleve “BallkanFest”.
Mbi 200 interpretues nga shoqëritë kulturore dhe artistike nga Kosova dhe vendet fqinje, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroaci, Bosnja dhe Hercegovina performuan për publikun.
Qëllim i këtij festivali është promovimi dhe ruajtja e këngëve tradicionale, folklorit, valleve, diversitetit kulturor dhe trashëgimisë kulturore ndërsa bashkon të gjitha komunitetit e Kosovës në një vend.
Festivali “BallkanFest” është mbështetur nga Ministria e Kulturës, ndërsa në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe zëvendësministri i MKRS, Sylejman Elshani./21Media

Back to top button