BE mesazh politikës shqiptare: Pa rezultate nuk ka integrim në qershor

Soreca i bëri deklaratat gjatë ceremonisë që u mbajt në Tiranë

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vijon të jetë një kusht për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ambasadori BE, Luigi Soreca i ka përsëritur edhe njëherë mesazhin për politikën shqiptare se nuk do të ketë integrim nëse nuk ka rezultate të prekshme në këtë fushë deri në qershor.

“Ajo që shtetet anëtare presin nga Shqipëria u tha qartë qershorin e kaluar: Të konsolidojë progresin në përparësitë kyçe dhe veçanërisht të japë rezultate të prekshme dhe konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë ai.

Soreca i bëri deklaratat gjatë ceremonisë që u mbajt në Tiranë në lidhje me marrjen e presidencës së BE nga Rumania. Soreca gjithashtu u bëri thirrje partive politike që të rinisin dialogun nëse duan që të ndihmojnë vendin në procesin e integrimit.

Sipas Sorecës, reforma zgjedhore do të ishte një mundësi e mirë që partitë të demonstrojnë gatishëmrinë për dialog dhe për bashkëpunim mes tyre. /REL

 

Back to top button