BE ndihmon Ukrainën edhe me 5 miliardë euro

Bashkimi Evropian ka nënshkruar një paketë ndihme financiare për Ukrainën në vlerë prej pesë miliardë eurosh, tha të hënën komisioneri i tregtisë së BE-së, Valdis Dombrovskis.
“Memorandumi i Mirëkuptimit për ofrimin e 5 miliardë eurove në ndihmë makro-financiare për Ukrainën u nënshkrua nga BE”, tha kryeministri ukrainas Denys Shymal përmes Twitter, duke shtuar se ai është mirënjohës për Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Dombrovskis për një vendim të tillë, transmeton rtv21.tv.
Shymal shtoi se ky është një tjetër gjest i BE-së i vendosur “për të mbështetur Ukrainën në fitoren e kësaj lufte, rindërtimin dhe ndjekjen e një të ardhmeje evropiane”.
Dombrovskis tha përmes Twitter-it se ai “është i kënaqur të nënshkruajë një Memorandum të dytë Mirëkuptimi me Ukrainën që kur Rusia filloi luftën e saj brutale”./21Media

Back to top button