BE: Të shqyrtohet mundësia e azilit për ushtarët rusë që lëshojnë frontin

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel thotë se vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të shqyrtojnë mënyrat për t’u ofruar azil ushtarëve rusë që janë gati të largohen nga lufta në Ukrainë.
Të mërkurën, Michel shprehu “indinjatën për krimet kundër njerëzimit ndaj civilëve të pafajshëm në Bucha dhe shumë qytete të tjera” në Ukrainë.
Ai u bëri thirrje ushtarëve rusë që të mos i zbatojnë urdhrat.
“Nëse nuk doni të merrni pjesë në vrasjen e vëllezërve dhe motrave tuaja ukrainase, nëse nuk doni të bëheni kriminelë, hidhni armët, ndaloni së luftuari, largohuni nga fusha e betejës”, tha Michel në një fjalim në Parlamentin Evropian.
Duke mbështetur idenë e përmendur më parë nga disa eurodeputetë, Michel shtoi se dhënia e azilit për dezertorët rusë është “një ide e vlefshme për t’u ndjekur./21Media

Back to top button