Bideni porosit me telefon hamburger për drekë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka zgjedhur një mënyrë interesante për ta festuar shifrën prej mbi 10 milionë aplikimesh të reja për hapjen e bizneseve të vogla, gjatë mandatit të tij.
Bideni ka bërë vetë një porosi me telefon në një prej bizneseve, duke kërkuar hamburgerë për drekë.
“Dje porosita një cheeseburger me proshutë nga një restorant lokal për të festuar mbi 10 milionë aplikime të reja të biznesit të vogël gjatë presidencës sime. Mund ta kem kapur Brittany-n në befasi”, ka shkruar Biden në Twitter, duke aluduar në punonjësen e restorantit e cila e pranon porosinë e tij.
Në videon që ka shpërndarë Bideni shihet teksa porosia i arrin atij në Shtëpinë e Bardhë, teksa për drekë atij i bashkëngjitet edhe zëvendëspresidentja, Kamala Harris.

Back to top button