Bixhozi “flakë” në Vushtrri!

Dy persona janë arrestuar në Vushtrri për organizim të lojërave të fatit, njofton policia e Kosovës. Po ashtu janë identifikuar katër lokacione të ndryshme në të cilat mbaheshin lojërat e fatit si dhe kanë konfiskuar gjësende të ndryshme.
“Në tri lokale të kontrolluara, hetuesit kanë arritur të gjejnë: (6) aparate të lojërave të fatit, (3) printerë, (45) tiketa të lojërave të fatit, (1) shtëpizë kompjuteri, (1) pllakë elektrike, letër për tiketa dhe një sasi të parave (106 euro). Si i dyshuar për këtë veprimtari është arrestuar pronari i tri lokaleve A.Rr., 33 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë në lokalin e katër janë gjetur një shtëpizë kompjuteri, prindër dhe 40 tiketa.
“Gjithashtu është arrestuar pronari A.B., 35 vjeçar. Gjësendet e gjetura në të gjitha lokalet janë konfiskuar nga ana e hetuesve dhe do të procedohen në cilësinë e provave materiale. “, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se pas procedurës së intervistimit, të dyshuarit me urdhër të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tyre janë iniciuar rastet për dyshimin e kryerjes së veprës penale ,,Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”./21Media

Back to top button