Blerta Deliu me një hashtag: #GjithçkaShtrenjtë, #PagatNjëjtë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar për krizën e ngritjeve të çmimeve në të gjitha produktet.
“S’ka ulje të çmimeve, s’ka paga, s’ka mirëqenie, s’ka siguri. Trefishimi i çmimeve në të gjithë artikujt ka rrezikuar mbijetesën e familjeve të varfëra, po varfëron shtresën e memse, po e përkeqëson kualitetin e jetesës, po i rrezikon pensionistët”, ka shkruar Deliu në “Facebook”.
Ajo madje ka krijuar një hashtag të ri në Facebook, i cili përmbledh krizen e çmimeve në Kosovë.
“#GjithçkaShtrenjtë, #PagatNjëjtë”, ka shkruar Deliu këtë hashtag, i cili ka filluar të shpërndahet në rrjetet sociale, si she një proteste kundër rritjeve të cmimeve!
Deliu ka shkruar se në mungesë të vizionit dhe masave të parakohshme për të luftuar inflacionin dhe ngritjen e çmimeve, Qeveria e Kosovës mban mbi 700 milionë euro të bllokuara, nuk i rrit pagat e sektorit publik dhe nuk ndihmon sektorin privat!
“Mungesa e parashikueshmërisë, mungesa e jetësimit të premtimeve populiste, qytetarëve të Kosovës po ua then murin e izolimit, mjerimit dhe të varfërisë përmes migrimit legal dhe ilegal” ka shkruar ajo më tej.
Sipas saj, në ditët që na presin ne duhet të bashkohemi, të jemi afër qytetarëve, afër halleve të tyre në betejën për të përballuar krizën e ngritjeve të çmimeve.

Back to top button