Blinken flet me ministrin polak, i ofron mbështetjen e plotë të ShBA-së

Pas sulmit me raketa

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken foli sot me ministrin e Jashtëm polak, Zbigniew Rau për të diskutuar shpërthimin në Poloninë lindore.
Sekretari shprehu ngushëllime për dy jetët e humbura polake dhe përsëriti mbështetjen dhe ndihmën e plotë të SHBA-së për hetimin e Polonisë.
“Duke nënvizuar fuqinë e lidhjeve të NATO-s, Sekretari dhe Ministri i Jashtëm theksuan rëndësinë që Aleanca të vazhdojë të qëndrojë në koordinim të ngushtë ndërsa vlerësojmë këtë zhvillim dhe hapat e duhur të ardhshëm”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit./21Media

Back to top button