Blinken kërkon shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri, dënon sulmet ndaj KFOR-it

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dënuar  ushtarëve të KFOR-it gjatë tensioneve në veri derisa  ka kërkuar shtensionim të menjëhershëm të gjendjes.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet. Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën e papranueshme dje kundër trupave të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, forcave të rendit dhe gazetarëve.”, thuhet në një deklaratë të Blinken e publikuar në orët e hershme të mëngjesit sipas orës në Kosovë.

Blinekn i ka kërkuar Qeverisë që kryetarët e komunave të veriut të ushtrojnë detyrën në objektet alternative.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale përshkallëzoi tensionet në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme. Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe të tërheqin forcat policore nga afërsia.”, thuhet në deklaratë.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje të dyja palëve që t’i përkushtohen dialogut.

“Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet menjëherë të angazhohen në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve”, vijon deklarata.

Derisa Serbisë i ka kërkuar që ta ul statusin e siguruisë të Frocave të armatosura serbe.

“Presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura Serbe dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të ndalojnë së sfiduari KFOR’in dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejshme.”, thuhet në deklaratë./21Media

Back to top button