Bogujevci për vrasësin e familjes së saj që u riarrestua në Athinë: Jemi larg drejtësisë

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka reaguar pas arrestimit për drogë në Greqi, të një ish-pjesëtari të njësitit paramilitar serb “Skorpionët”, e që në të kaluarën ishte dënuar për masakrën ndaj familjes së Bogujevcit në luftën e Kosovës.
Sasha Cvijetan, ishte pjesëtar i formacionit paraushtarak “Scorpions”, të cilët u vunë në gjyq në Serbi sepse në mars të vitit 1999 kishin pushkatuar shtatë fëmijë të moshës dy deri në 15 vjeç dhe shtatë gra në Podujevë.
“Përderisa nuk ka kurrë drejtësi kur familja të masakrohet, kemi shpresuar që të paktën disa mësime janë marrë. Fatkeqësisht, siç po e shohim, është larg nga realiteti”, ka shkruar Bogujevci në Twitter.
Ajo ndër tjera ka shtuar se “Një vrasës i fëmijëve është lejuar të bredh rrugëve të Evropës”./21Media

Back to top button