Mozzik ka gati edhe një videoklip

 
Reperi Mozzik më 14 shkurt do të publikojë albumin e ri të titulluar “Lamboziki”, që përbëhet nga gjithsej 14 këngë.
Bashkë me albumin do të publikohet edhe një videoklip. Kështu ka njoftuar reperi në Instagram.
“14 Shkurt del albumi #LAMBOZIKI, po bashkë me album del edhe një video e këngës #Patrolla + #Kriminela. Gati ⁉️⁉️”, ka shkruar Mozzik krahas fotografive të shkrepura nga xhirime e videoklipit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)


Përveç bashkëpunimit me Elvana Gjatën, me këngën “Ska”,  dhe bashkëpunimit me Noizyn me këngën “Madam”, Mozzik do të sjellë edhe një bashkëpunim me vëllain e tij Getinjon, shkruan rtv21.tv.
Ndërkaq, projekti i fundit nga Mozzik në bashkëpunim me Elvana Gjatën ka arritur mbi 6 milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button