Shkodër: “Jalifat Publishing” i dhuroi 100 libra bibliotekës së Tuzit

Në manifestimin “Takimet e Shkodres Tetor 2021”, që u mbajt dje në Shkodër nën patronatin e “Gazetës së Alpeve”, e ku morën pjesë shumë personalitete nga hapësira mbarëkombtare, ishte e pranishme edhe shtëpia botuese “Jalifat Publishing” nga Houstoni i SHBA-ve, e përfaqsuar nga drejtori i saj, z. Ramiz Tafilaj. Kjo shtëpi botuese dhe z. Tafilaj, Bibliotekës së qytetit të Tuzit, e përfaqësuar në këto takime ngan z. Nikollë Camaj, i dhuroi 100 libra të botuara kohëve të fundit, ku vendin kryesor zunën veprat e historianit dhe shkrimtarit Jusuf Buxhovit: “Kosova – histori e shkurtër”, “Maqedonia”, “Dardania”si dhe romanet e kohëve të fundit: “Dosja B”, “Mona” dhe “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazi”.
Veprat e Buxhovit ishin shumë të kërkuara edhe nga “Shoqata e Boshnjakëve per Barazi ne Sanxhak”.
Botuesi amerikan mori përsipër që brënda një kohe të shkurtër kësaj shoqate t’i dërgohen të gjitha botimet në anglisht.
Përshëndetje të përzemërta për punën krijuese dhe shkencore me vlerë kombëtate, autorit Jusuf Buxhovi iu dërguan nga shumë pjesëmarrës, përfshirë këtu edhe ambasadorët shqiptarën Besnik Mustafaj, Islam Lauka dhe Malaj.
Në takim ishte e pranishme edhe mbesa e shkrimtarit dhe diplomatit,  z. Martin Camaj, zonja Vera Camaj së cilës, botuesi amerikan, si dhe të tjetëve që shprehen intetesim për veprat e Buxhovit, mori përsipër t’ia dhurojë të gjitha librat e autorit. Zonja Vera Camaj përshëndeti autorin dhe e vlerësoi me epitetin “Nderi i Kombit”. Në mungesë të autorit, botuesi Z.Tafilaj, të pranishmëve ua nënshkroi veprat e Buxhovit./E.D-21Media

Back to top button