Një i vdekur dhe tre të lënduar – bilanci i aksidentit në Llaskarcë

Një i vdekur dhe tre të lënduar është bilanci i aksidentit që ndodhi mbrëmë në vendin Llaskarcë, në rrugën Shkup-Tetovë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas MPB-së, në vendngjarje ekspertizë ka kryer prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup, kurse me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurit u dorëzua për obduksion.
Aksidenti që ndodhi mbrëmë në ora 17:50, erdhi pas vetura “Jaguar” me targa të Gostivarit, me shofer N.I.(49) nga fshati Çegran i Gostivarit, doli nga korsia.
Në vendngjarje ndërroi jetë bashkudhëtari N.Z. (53) nga Çegrani, kurse u lënduan rëndë, shoferi N.I. dhe dy bashkudhëtarët e tjerë, A.K.Z dhe B.I., raporton TV21./21Media

Back to top button