Një 17 vjeçari i konfiskohet një armë zjarri

Policia në Kaçanik, ka pranuar një një informacion se në fshatin Glloboçicë të Kaçanikut një person posedon armë zjarri, dhe menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arritur që të identifikojë personin e dyshuar  dhe vendin.
”Nën autorizim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, personi i dyshuar me inicialet R.L (M/K) i moshës 17 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut, ndërsa arma e zjarrit me një karikator është konfiskuar”, bëhet e ditur në komunikatë.
I dyshuari, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button