Bulliqi: Liria e Kosovës është e lidhur ngushtë me emrin e komandantit Zahir Pajaziti

1 nëntori shënon ditëlindjen e komandantit të parë të UÇK-së, Zahir Pajazitit. Sot është ditëlindja e 60-të e heroit të Kosovës.
Me rastin e ditëlindjes së Pajazitit, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka theksuar se për lirinë e Kosovës data 1 nëntor është datë historike.
Ai ka theksuar se liria e Kosovës është e lidhur ngushtë me emrin e komandantit Zahir Pajaziti.
“Shpirti kryengritës, guximi, heroizmi dhe sakrifica për të jetësuar idealet për lirinë e Kosovës, e lartësojnë Zahirin në piedestalin e figurave më të ndritshme kombëtare. Urime datëlindja komandant! I bekuar qoftë kujtimi për ty!”, ka shkruar Bulliqi.
Zahir Pajaziti është lindur më 1 nëntor 1962 në Turuqicë të Podujevës, ndërsa ka rënë heroikisht me 31 janar 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.
Bashkë me Zahir Pajazitin, janë vrarë edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, ish-presidenti Fatmir Sejdiu i ka akorduar Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës./21Media

Back to top button