Bulliqi: Presioni ndaj Qeverisë për ta pranuar referendumin e Serbisë është i papranueshëm

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se presioni që po i bëhet Qeverisë Kurti për mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës është i papranueshëm.
Bulliqi tutje ka thënë se praktikat ndërkombëtare dhe ligjet e Kosovës e definojnë qartë çështjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në referendumin e një shteti të huaj.
“Askujt nuk po i cenohet e drejta e votimit, qytetarët serbë në Kosovë me dyshtetësi kanë dy mundësi votimi: përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë. Mbajtja e referendumit të Serbisë brenda territorit të vendit tonë synon të sfidojë dhe minojë demokracinë dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.
Kuvendi i Kosovës sonte ka miratuar kërkesën e Kryeministrit Albin Kurtit, që nesër nga ora 14:00 të mbahet senacë e jashtëzakonshme. Kuvendi ka njoftuar se seanca do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës: Diskutim në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës./21Media

Back to top button