Fëmijët mjekëve që kanë vdekur nga Covid do marrin pagën e prindit deri 18 vjeç

Në mbledhjen e parë në kryeministri me qeverinë e re të mandatit 3, Edi Rama deklaroi se fëmijët e mjekëve dhe infermierëve që kanë humbur jetën nga Covid-19, do të marrin rrogën e prindit të tyre deri në moshën 18-vjeçare.
“Personat e mitur prindërit e të cilëve i përkasin kategorisë mjek, infermier, që ka humbur jetën nga COVID do të trajtohen në mënyrë retroaktive dhe të gjithë këta që do kenë statusin e fëmijës nën përkujdesjen e Republikës, do marrin rrogën e plotë të prindërit deri në moshën 18 vjeç”, tha Rama./oranews

Back to top button