Burri më seksi i vitit nuk është beqar!

Ylli i “Captain America”, Chris Evans i cili është shpallur “mashkulli më seksi në botë” nga revista People, nuk është beqar.
Sipas People, aktori është në lidhje me aktoren Alba Baptista. Baptista është një aktore 25-vjeçare, e cila së fundmi ka luajtur në filmin “Ms. Harris Goes to Paris”.
Sipas People, një burim ka informuar detaje rreth marrëdhënies së Chris dhe Albës dhe ka thënë se ylli i Marvel dhe aktorja portugeze janë të lidhur për më shumë se një vit. Duke folur për lidhjen e tyre, burimi shtoi: “Ata janë të dashuruar dhe Chris nuk ka qenë kurrë më i lumtur. Familja dhe miqtë e tij, të gjithë e adhurojnë atë”.
Të dy nuk kanë bërë ende një konfirmim për lidhjen e tyre./21Media

Back to top button