Burri sulmon bashkëshorten dhe pastaj djeg shtratin e fjetjes në shenjë revolte

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur dje në Mitrovicë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje dhe se i njëjti më pas i ka vënë zjarrin shtratit të dhomës së fjetjes në shenjë revolte.

Zjarri është lokalizuar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button