Buxheti 2022 -2.7 miliardë euro
Kuvend: Përplasje pushtet-opozitë rreth Projektbuxhetit për vitin 2022
Kuvendi i Kosovës para pak minutash miratoi në parim projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2022. Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë prezantimit të këtij projektligji, tha se buxheti pritet të jetë 2.7 miliardë euro. Opozita ndërkaq, e kritikoi projektbuxhetin, duke e cilësuar të varfër. (Teksti – Donika Osmani, kamera: Lulzim Fana)./21Media