Cakolli: E çuditshme sesi takimet për President të mbahen në zyrën e kryeministrit

Eugen Cakolli nga KDI e ka cilësuar si të çuditshme sesi takimet konsultuese për zgjedhjen e Presidentit mbahen në zyrën e kryeministrit, pasi që sipas tij zgjedhja e Presidentit është çështje e Kuvendit,.

Ky reagim erdhi pasi kryeministri Albin Kurti në zyrën e tij të kryeministrit e priti kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza për të diskutuar pikërrisht çështjen e Presidentit.

“Zgjedhja e Presidentit është punë e Kuvendit. Prandaj është pak e ‘çuditshme’ që takimet për këtë temë të mbahen në zyrën e Kryeministrit, sikur të ishte proces i Qeverisë. Takimet për çështjen e Presidentit duhet të zhvillohen mes kryetarëve të partive parlamentare, sepse ky është proces parlamentar dhe kërkon marrëveshje politike mes forcave parlamentare. Rrjedhimisht, nuk bëhet fjalë për raport Kryeministër-opozitë, e aq më pak Kryeministër-deputetë.”, ka shkruar Cakolli.

“Pikërisht për shkak se kërkohet konsensus i gjerë parlamentar prej 2/3 (të paktën në dy raundet e para), koha tashmë është vendimtare. Më së largu deri më 5 mars duhet të arrihet marrëveshje politike dhe të votohet suksesshëm Presidenti; në të kundërtën, hyjmë në një situatë të shkeljes kushtetuese që praktikisht e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.”, ka përfunduar ai./21Media

Back to top button