Carrie Johnson dhe Boris Johnson presin fëmijën e dytë

Carrie dhe Boris Johnson janë në pritje të një fëmije të dytë, muaj pas një aborti që e la “zemërthyer”.
Gruaja e kryeministrit te Mbretërise se Bashkuar, 33 vjeçare, njoftoi në Instagram, duke thënë se shpresonte për një “fëmijë ylber” këtë Krishtlindje.
Ajo shkroi se, ndërsa ndihej “e bekuar që isha përsëri shtatzënë”, ajo gjithashtu ishte “ndjerë si një thes nervash”.
“Çështjet e fertilitetit mund të jenë vërtet të vështira për shumë njerëz, veçanërisht kur në platforma si Instagram mund të duket se gjithçka po shkon mirë.
“Kam gjetur një ngushëllim të vërtetë të dëgjoj nga njerëz që gjithashtu kishin përjetuar humbje, kështu që shpresoj që në një mënyrë shumë të vogël ta ndash këtë mund të ndihmojë edhe të tjerët.”
Çifti u martua në një ceremoni të vogël martesore në Katedralen Westminster në maj të këtij viti – duke e bërë Johnson kryeministrin e parë në këto 200 vite që u martua ndërsa ishte në detyrën e kryeministrit.
Kjo ishte martesa e tretë e kryeministrit Johnson.Ai ishte martuar më parë me Marina Wheeler e me të cilën kishte katër fëmijë, nderkaq qe me gruan e parë, Allegra Mostyn-Owen,nuk kishte fëmijë.
Tony Blair dhe gruaja e tij, Cherie, mirëpritën fëmijën e tyre të katërt Leo në 2000.
Nderkaq, një vajzë, Florenca, iu lindi David Cameron dhe gruas se tij Samantha në 2010, thuhet ne nje shkrim me te gjatë të BBC./E.D-21Media

Back to top button