Çeku dhe Ambasadorja e Sllovenisë zotohen për projekte të përbashkëta në kulturë
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit , Hajrulla Çeku ka diskutuar sot me Ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič, për projekte të përbashkëta në fushën e kulturës, rinisë dhe trashëgimisë kulturore.
Në njoftim bëhet e ditur se ministri Çeku e ka theksuar rëndësinë që ka mbështetja e partnerëve për avancimin e mëtutjeshëm në fushat që janë në kuadër të ministrisë.
Ndërsa, Ambasadorja Benedejčič e ka falënderuar ministrin për pritjen dhe gatishmërinë e treguar për vazhdimin e bashkëpunimit.
Bashkë u dakorduan që të vazhdohet puna në projekte konkrete./21Media