Ceremonia e ndarjes së çmimeve për idetë më të mira për “startup” biznese

Ceremonia e ndarjes së çmimeve fillon prej orës 16:00

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës organizon konkursin dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për idetë më të mira për startup biznese.

VentureUP, si qendër zyrtare e Universitetit të Prishtinës për ndërmarrësi dhe inovacion e ka mbështetur një numër të “startup”-ve, të cilat tani janë të gatshme të konkurrojnë me idetë e tyre.

Prezantimi i ideve dhe puna në ekipe fillon prej orës 13:45, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe fjalimet prej orës 16:00.

Back to top button