Certifikata digjitale e vaksinimit funksionale në vendet e BE-së

Pas njoftimit ditë më parë nga Sekretariati i EU digital Certificate i Komisionit Evropian se është konfirmuar pranueshmëria mbi ekuivalencën e certifikatës digjitale të vaksinës kundër COVID-19, e lëshuar nga Kosova në EU digital certificate, me qëllim lehtësimin e së drejtës së lëvizjes së lirë brenda shteteve të Bashkimit Evropian, Ministria e Shëndetësisë është informuar se certifikata është funksionale për përdorim në shtetet e BE-së.
MSH-ja ka njoftuar se në mënyrë që qytetarët të mos kenë asnjë problem rreth përdorimit të saj, çdo qytetarë i vaksinuar kundër COVID-19 duhet të hyjë në platformën e-Kosova dhe ta shkarkojë përsëri certifikatën.
“Çdo certifikatë e shkarkuar pas datës 11 korrik 2022 është funksionale për të gjitha vaksinat dhe e lexueshme në pikat hyrëse dhe kontrolluese brenda shteteve të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./21Media

Back to top button