Çfarë duhet të dini për nënvariantin e ri “Stealth Omicron”?

Një nënvariant i emëruar si BA.2 i Omicron u zbulua në nëntor të vitit të kaluar, por filloi të përhapet në javët e fundit.
Situata është veçanërisht e keqe në Britani të Madhe dhe Danimarkë, ku infeksionet me Covid-19 janë në rritje.
Një nënvariant i ri i Omicron ka ngritur frikën se mund të jetë më i transmetueshëm dhe mund të jetë paralajmërim për një valë tjetër të infeksioneve me Covid-19.
Nënvarianti i quajtur ‘Stealth Omicron’, u identifikua në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar dhe që nga 10 janari i këtij viti, 53 sekuenca të BA.2 ishin identifikuar veç në Britani të Madhe.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), varianti Omicron ka tre nënvariante: BA.1, BA.2 dhe BA.3./21Media

Back to top button