Çfarë feste! Tifozi hidhet nga një urë në autobusin ku ndodhen lojtarët argjentinas

Një tifoz u hodh në autobusin e ekipit e Argjentinës pas fitores së tyre në Kupën e Botës, gjersa ata shëtisnin rrugëve të Buenos Aires.
Argjentina përfundimisht fitoi trofeun pas një penalltie të tensionuar dhe dramatike, kampionët e Amerikës së Jugut përfunduan duke fituar 4-2.
Të martën, skuadra u kthye në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, ndërsa miliona njerëz u rreshtuan në rrugë për të mirëpritur heronjtë e tyre në shtëpi.
Megjithatë, një person i guximshëm ishte i gatshëm të rrezikonte gjithçka për t’u afruar me lojtarët.
Teksa autobusi u afrua, tifozi, i cili u pa në një urë sipër autobusit, vendosi të hidhej në automjetin e hapur që mbante lojtarët e Argjentinës./21Media

Back to top button