Sëmuren 9 policë të Kosovës që po patrullonin matanë barrikadave

Nëntë policë të cilët kanë patrulluar në pjesët e barrikaduara janë tërhequr nga pika kufitare në Jarinjë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Ai ka thënë se së bashku me KFOR-in 9 zyrtarët policorë janë transportuar nga veriu në jug.
“Referuar situatës dhe zhvillimeve në veri të vendit, Policia e Kosovës sipas nevojës bashkëpunon dhe mban kontakte të vazhdueshme me institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare. Bashkëpunim dhe kontakte të vazhdueshme PK-ja mban edhe me KFOR-in, të cilë sot për shkaqe shëndetësore kronike kanë përkrahur transportimin e 9 zyrtarëve policor nga veriu në jug”, ka thënë Kelani për rtv21.tv
Policët në veri të vendit tash e 11 ditë kanë mbetur të bllokuar në pikat kufitare përtej barrikadave, kjo gjë ka ngritur shqetësimet e Sindikatës së Policëve dhe partive opozitare./21Media 

Back to top button