Çfarë ndodhi me karrigen e Kim Jong-un para takimit me Putinin?

Presidenti rus, Vladimir Putin u takua me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, por videoja e realizuar para takimit ka tërhequr vëmendjen.
Karrigia që ishte planifikuar për Kim Jong-un u kontrollua me dhjetëra herë pasi dyshohej se mund të thyhej për shkak të peshës së liderit të Koresë së Veriut. Sipas mediave koreano-jugore, pesha e Kim është rreth 120 kg.
Mediat publikuan një video të disa personave duke fshirë karrigen në të cilën do të ulej presidenti i Koresë së Veriut dhe më pas u testua për rrezatim kimik para takimit me Putinin.
Putin dhe Kim u takuan në kozmodromin Vostochny në rajonin Amur të Rusisë.
Kim Jong-un weighs more than 100 kg (130), so the chair for the guest was chosen and tested very carefully. pic.twitter.com/nHV9Toe7Iu
— Sprinter (@Sprinter99800) September 13, 2023