Cilat janë simptomat dhe pasojat infeksioneve në vesh te fëmijët, për RTV21 tregon otorinolaringologia

“Infeksionet e veshit në përgjithësi ndahen varësisht nga lokalizimi në: infeksione të veshit të jashtëm, të mesëm dhe më rrallë të brendshëm.”, kështu ka bërë të ditur otorinolaringologia Emine Ramku-Mekolli, e cila ka informuar se varësisht nga shkaktari, ato mund të jenë: virale, bakteriale dhe mikotike.
Otorinolaringologia ka treguar se simptomat e infeksioneve në vesh varen nga lokalizimi i infeksionit dhe janë: dhimbja, pakësim i dëgjimit, kruarja, ushtima në vesh.
Ramku-Mekolli gjatë një interviste për rtv21.tv ka deklaruar se simptomat të infeksionet e veshit te fëmijet janë pothuajse të njëjta, por me një pasqyrë klinike shumë më të theksuar.
Si ta kuptoni që fëmija juaj ka infeksion në vesh - Konica.al
Otorinolaringologia ka potencuar se pasojat e infeksione te fëmijët janë të ndryshme, por “duhet të kemi parasysh se këta janë organizma ne rritje dhe trajtimi i tyre duhet të jetë shumë më i matur se te të rriturit”.
“Për shembull pezmatimi sekretorë i veshit të mesëm paraqitete më shumë prej moshës 4-8 vjeçare”, ka deklaruar otorinolaringologia.
Si trajtohen infeksionet e veshit te fëmijët? - Konica.al
E pyetur se a ndodh që infeksionet në vesh të përhapen në organet e tjera, nëse nuk trajtohen me kohë, Ramku-Mekolli ka bërë të ditur se infeksionet e veshit të mesëm mund të përhapen edhe në organe te tjera, por siç është shprehu ajo, më të rezikshme janë ato të trurit.
Otorinolaringologia Emine Ramku-Mekolli ka shtuar se sikurse çdo infeksion bakterial edhe ai te fëmijët trajtohet me antibiotikë./21Media

Back to top button