Ismaili thotë se nuk ka përgjigjje nga Kurti për raportimet e Martin Berishajt

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili sot në një konferencë për media ka folur në lidhje me skandalin e ambasadorin në Slloveni, Martin Berishaj.
Sipas Ismailit rritja e çmimit të energjisë në Kosovë nuk ka ndodhur si rezultat i Ukrainës, por si rezultat i Qeverisë Kurti.
Ismaili ka shtuar tutje se kryeministri, Albin Kurti nuk ka dhënë ende asnjë përgjigjje për raportimet e ambasadorit Martin Berishaj.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka qenë në qendër të një raportimi për një skandal të madh në Slloveni në të cilën thuhej se ka transportuar 600 mijë euro para të gatshme nga kompania e tij në Mal të Zi te politikani slloven, kryetari i Partisë së Lirisë, Robert Golob. Por, Berishaj ka mohuar të ketë gisht në këtë skandal duke thënë se do të padisë portalin slloven që e ka publikuar. /21Media

Back to top button