Çitaku-Qeverisë: Për çfarë rruge evropiane po flisni, ajo ka ka ngecur aty ku e kemi lënë ne, tek MSA-ja

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku i reagoi qeverisë në detyrë e cila tha se Kosova asnjëherë më parë nuk ka përparuar më shumë në rrugëtimin e saj evropian sesa në qeverisjen Kurti.
Çitaku tha për RTV21 se rruga Evropiane e Kosovës ka ngecur aty ku e ka lënë qeverisja e PDK-së tek, marrëveshja e Stabilizim Asociimi dhe sipas saj është e tmerrshme të gënjehet në këtë formë nga qeveria në detyrë.
“Do të doja te jetoja vetëm për pak sekonda në këtë universin paralel në të cilin jetojnë zyrtarët e VV-së. Kosova sot është nën sanksione të BE-së, është pezulluar dialogu strategjik me ShBA-në për çfarë rruge evropiane po flasin ata. Rruga Evropiane e Kosovës ka ngecur aty ku e kemi lënë të marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Ku është aplikacioni i kandidaturës së Kosovës qoftë për Këshill të Evropës qoftë për anëtarësim në BE. Është e tmerrshme të gënjehet në këtë formë. S’po flas fare për pasoja financiare”., tha Citaku për RTV21.
Më parë në një përgjigje për RTV21 këshilltari zëvendëskryeministrit Besnik Bislmi, Klisman Kadiu se avancimi i Kosovës në perspektivën e saj evropiane është pakrahasueshëm më lart sesa krejt qeveritë e qeverisjet e mëhershme teksa si tw arritura përmendi zhbllokimin e procesit të liberalizimit të vizave, përmbylljen e programit ERA II, aplikimin për anëtarësim në BE e të tjera./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?