Çitaku reagon për sulmin seksual në një shkollë në Prishtinë
Në një video të publikuar dje në media pretendohet se në oborrin e një shkolle në Prishtinë ka ndodhur një rast i sulmit seksual në mes të nxënësve (të mitur).
Në lidhje me këtë rast ka reaguar ish ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Vlora Çitaku e cila, është shprehur se është e tronditur nga kjo ngjarje, mirëpo sipas saj gjëra të tilla nuk janë për tu befasuar.
”Jo e befasuar, sepse ushqejmë pabarazi e misogjeni tërë kohën. Fëmijët përsërisin ato që shohin dhe dëgjojnë përreth. Për më tepër, bullizmi nuk ka si të mos jetë i pranishëm në shkolla, kur është dominant kudo në shoqëri”, ka shkruar Çitaku në facebook.
Kjo e fundit madje shpreson që ky rast i tmerrshëm të jetë këmbana e fundit për vendin tonë./21Media