Çitaku: Të hënën Kurti do ta nënshkruajë Asociacionin

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën ”do ta nënshkruajë Asociacionin“.
Në një postim në Facebook, Çitaku ka deklaruar se ”plani frank-gjerman nuk ka pikur nga qielli“.
Sipas Çitakut, Kurti do të nënshkruajë marrëveshje për armëpushim e jo marrëveshje finale me njohje reciproke.
Takimi radhës i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq është paralajmëruar të mbahet me 27 shkurt në Bruksel.
Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të Zyrës për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak fillimisht do të zhvillojnë takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin. Këto takime do të fillojnë në orën 15:00./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?