City kërkon ta ruajë diferencën prej tre pikësh, ja formacionet zyrtare

Wolverhampton-i do të jetë rivali i radhës në Premier Ligë për Manchester City-n, skuadër e cila e kryeson tabelën e kampionatit anglez me pikë ta barabarta me Liverpool-in, nga 86, por që e ka mundësinë ta kthejë diferencën prej tre pikësh nëse triumfon sonte ndaj Wolves si mysafir.
Liverpool-i të martën e mposhti me vështirësi skuadrën e Aston Villas me rezultat 2-1 me përmbysje të rezultatit duke e lënë ta hapur luftën për titullin kampion.
Sonte, skuadra e Pep Guardiola-s kërkon tre pikë të plota në mënyrë që në dy ndeshjet e mbetura të Premier Ligës të jetë më e qetë sa i përket kësaj gare.
Ndeshja ndërmjet Wolverhampton-it dhe Manchester City-t starton nga ora 21:15 dhe këto janë formacionet zyrtare:
Wolves: Jose-Sa, Chiquinho, Jonny, Coady, Boly, Nouri, Dendoncker, Neves, Moutinho, Jimenez, Meto
Manchester City: Ederson, Cancelo, Fernandinho, Laporte, Zinchenko, Rodrigo, Gundogan, Bernardo, Sterling, De Bruyne, Foden.

Back to top button