Qazim Menxhiqi publikoi këngën ”Si m’ke sytë, m’i ke vetullat”

 

Këngëtari nga Kosova, Qazim Menxhiqi, ka publikuar këto ditë një këngë me motive të Shqipërisë së mesme, e cila për shumë dekada shkëlqeu në botën e muzikës shqiptare, por të cilën ai e solli në atë të  llojit të muzikës neo-klasike-popullore.

Kënga e përpunuar është  “Si m’ke sytë, m’i ke vetullat”, të kënduar shumë vite më parë nga tashmë e ndjera Hafsa Zyberi.

Qazim Menxhiqi, i cili migroi në Australi në fund viteve ’80-ta, njihet si këngëtar e gjithashtu edhe kompozitor e tekst-shkrues.

Disa nga këngët e tij më të njohura për publikun janë “Nisej trimi për gyrbet”, “Oj Kosovë sa fort të dua”, “E përjetshme është Shqipëria”.

Menxhiqi në vitet 80-ta sa jetonte në Kosovë, ku edhe e filloi karrierën e tij muzikore. Ai interpretoi dhe incizoi mbi 35 këngë në festivale të ndryshme me nam dhe realizoi bashkëpunime me kompozitorët e njohur siç janë: Tomor Berisha; Severin Kajtazi; Gjergj Kaqinqri; Shaban Kelmendi; Mendi Mengjiqi… etj.

Në atë kohë u shquan këngët e tij: “Le të ndihet ky fyell”; “Xhina”, “Daullja”; “Msheftësia”; “Shpezët shtegtare”; “Tretem në agoni dhe heshtje”, “Fotografinë që ma dhe”, “Letra e pa dërgueme” e shumë të tjera./21Media 

Back to top button