Shpallet aktgjykimi kundër A.N për “Krim të organizuar”

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka informuar se ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.N. i akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe atë për veprën penale “Krim i organizuar”.
“Gjykata në harmoni me nenin 363 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPPRK, ka marr Aktgjykim Refuzues për shkak të ekzistimit të rrethanave që përjashtojnë ndjekjen penale. Aktgjykimi refuzues është marr në harmoni me nenin 363 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPPRK, për faktin se akti akuzues dhe procedura penale është zhvilluar kundër të akuzuarit A.N. për veprën penale për të cilën akuzohet sipas aktit akuzues, pa aktvendim për fillimin e hetimeve dhe pa aktvendim për zgjerimin e hetimeve.”, ka bërë të ditur gjykata.
I akuzuari A.N., sipas gjykatës, është liruar nga shpenzimet procedurale për faktin se në këtë rast është marrë aktgjykim refuzues.
Ndryshe, kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit përmës Gjykatës Themelore në Prishtinë./21Media

Back to top button