​Curri shijon humbjen e parë më Prishtinën, Llapi shkatërron Drenicën

Trajneri Devatik Curri e ka shijuar humbjen e parë prej që erdhi në krye të Prishtinës. Bardh e kaltërit janë mposhtur me rezultat 2-1 nga Dukagjini në javën e 28 të Superligës së Kosovës.

Huseini me autogol dhe Merlaku shënuan për skuadrën e Dallkut, kurse Pefqeli realizoi golin e vetëm te Prishtinës.

Gjilani ka pësuar humbjen e dytë radhazi. Skuadra e Zekirja Ramadanit është mposhtur në udhëtim te Ferizaj me rezultat 2-0 me golat e realizuara nga Halili dhe Gentrit.

Fitore të thellë ka regjistruar Llapi që e ka mposhtur Drenicën me rezultat të thellë 4-0 në Podujevë me gola e Porgnit, Firminos, Alidemajt dhe Kurtajt.

Back to top button