Daçiqi thotë se video ku shfaqet Radoiçiqi nuk ishte e ditës së sulmit

Videoja e sotme e publikuar nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ku shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, duke drejtuar grupin e sulmuesve në Banjskë, sipas Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, nuk ishte realizuar të dielën.

Daçiq për televizionin serb “RTS” e ka quajtur videon “një gënjeshtër tjetër”.

Pamjet e publikuara nga ministri Sveçla ishin nga droni, ndërsa shihet Radoiçiq i armatosur dhe me uniformë, duke drejtuar një grup tjetër të personave të armatosur e në uniforma.

Back to top button